Gjykata e Apelit ka shkelur ligjin në rastin “Alfa”

Gjykata e Apelit ka shkelur ligjin në rastin “Alfa”

Gazetar: Adrian Kerimi

Gjykata e Apelit, respektivisht trupi gjykues në rastin “Alfa” ka vepruar në kundërshtim më Ligjin e procedurës penale në ankesën e Almir Derplanin për lartësinë e dënimit. Raporti i Këshilli Gjyqësor, të cilin e ka siguruar Alsat konstaton se këshilli që ka vepruar në këtë lëndë në krye me gjykatësin Zoran Dimitrievski ka lejuar zvarritjen e procedurës edhe pse ligji i ka mundësuar të kundërtën.

“Konstatohet se seanca është shtyrë disa herë me kërkesë të avokatit mbrojtës dhe pa marr masa për të penguar zvarritjen e procedurës gjë që vërteton se është vepruar në kundërshtim me Nenin 422, paragrafi 3 të Ligjit mbi procedurën penale”.

Neni 422 i Ligjit mbi procedurën penale përcakton se edhe pa praninë e palëve seanca mund të mbahet.

Neni 422, paragrafi 3 i LPP-së
“Mos prania e palëve të cilët janë të njoftuar (ftuar) rregullisht nuk e pengon mbajtjen e seancës së këshillit”.

Seanca e fundit mbi ankesën e Almir Derplanin i dënuar në rastin “Alfa” u mbajt në ditën kur Këshilli Gjyqësor formoi grupin e punës për shqyrtimin e procedurave në lëndët gjyqësore në Gjykatën e Apelit. Që atëherë nuk dihet vendimi i Dimitrievskit, nëse i ka vërtetuar lartësinë e dënimit, dënim me burg të përjetshëm. Në rast se është sjell masa e fundit, kjo nënkupton që Apeli akoma nuk do të mund të dorëzon lëndën në Gjykatën Penale për të nisur rigjykimi ndaj Agim Islamit mbi bazën e dëshmive të reja, përkatësisht super ekspertiza e realizuar në Serbi. Mbi vendimet e Apelit për dënime me burg të përjetshëm, palët kanë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme. Kjo do të nënkuptonte edhe një zvarritje disa mujore mbase edhe disa vjeçare në dëm të Agim Islamit i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa” pavarësisht se lënda e tij është e ndarë nga ajo e Almir Derplaninit. Gjatë shqyrtimit të raportit nga grupi i punës, me intervenimin e anëtarëve shqiptarë rasti “Alfa” u kualifikua si lëndë me interes të lartë publik për të cilën Apeli duhet vepron në përputhje me ligjin dhe duke mos guxuar të zvarrisë tutje procedurën. Gjykata Penale pret mbylljen e rastit në Apel, që lënda të kompletohet dhe të kthehet në shkallën e parë. Mbi bazën e dëshmive të reja, Penalja me trup të ri gjykues duhet të vendos nëse rasti “Alfa” ku është i dënuar Agim Islami shkon ose jo në rigjykim. Ekspertiza duhet vlerësuar edhe nga Byroja për ekspertizë gjyqësore me të cilën udhëheq kuadër i BDI-së, përkatësisht ish ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button