Gjykata e Apelit rrëzon dënimin me 8 vite burg kundër Sasho Mijallkovit

Gjykata e Apelit rrëzon dënimin me 8 vite burg kundër Sasho Mijallkovit

Gazetar: Adrian Kerimi
Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i dënuar me 8 vite burg në rastin “Thesari”.
Bashkë me Mijallkovin nga vendimi i Gjykatës Penale ka shpëtuar edhe ish shefi i kabinetit, Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri Nebojsha Stajkoviq, ish shefi i Drejtorisë së pesë, Goran Grujovski. Ky i fundit ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg.
Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se bazë për kthimin e lëndës në rigjykim është shkelja që sipas tyre i ka bërë Gjykata Penale dispozitave të Ligjit për Procedurë Penale.
“Thesari” ishte lëndë e PSP-së e ngritur mbi akuzat për dëmtim të buxhetit të shtetit në procedurën për tenderimin e aparaturës së nevojshme për ndjekje të komunikimeve elektronike nga Drejtoria e pestë.
Ditëve ne vijim Apeli duhet të vendos edhe për dënimin me 12 vite burg ndaj Mijallkovit i dënuar në rastin “Target-Fortesa”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button