Gjykata e Munihut dënoi Boatengun me 1.2 milionë euro

Gjykata e Mynihut dënoi Xherom Boatengun me 1.2 milionë euro gjobë për lëndim personal dhe fyerje të ish-partneres së tij. Dënimi ndaj futbollistit gjerman është dhënë në Apel dhe mbrojtësi i Lionit do të duhet të paguajë 10 mijë euro në ditë për 120 ditë.

Mbrojtësi gjerman dyshohet se ka sulmuar gruan gjatë pushimeve në vitin 2018. Ai është deklaruar gjithmonë i palidhur me faktet dhe kishte vendosur të apelonte, pasi kishte marrë dënimin e parë për të paguar 1.8 milionë euro gjobë. Kjo shifër është ulur pak nga Apeli, por faktet për gjyqtarët janë vërtetuar.

LEXO EDHE:

Back to top button