Gjykata italiane lëshon pesë urdhër-arreste, në burg dy shqiptarët e grupit të “Habilajve”

Gjykata italiane lëshon pesë urdhër-arreste, në burg dy shqiptarët e grupit të “Habilajve”

Gjykata italiane ka lëshuar pesë urdhra arresti dhe janë arrestuar Nazar Seiti dhe Maridian Sulaj, të njohur si pjesëtarë të grupit të “Habilajve” si dhe tre shtetasit italianë, Angela Busaça, Antonio Riela dhe Vicenzo Sapampinato.

Gjatë hetimit në Itali, ku u përfshi edhe policia shqiptare dhe Interpoli, u arrestuan 24 trafikantë dhe u sekuestruan para dhe armë.

Ata janë nën hetim për trafikim ndërkombëtar drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas medias italiane, grupi kriminal operonte kryesisht në zonën e Katanias, Raguzës dhe Sirakuzës dhe marjuana importohej nga Shqipëria.

Maridian Sulaja u dënua me 8 vite burg, pasi u shpall fajtor për krimet e trafikut të drogës. Angelo Busaça u dënua me 6 vjet e 10 muaj burgim (nga të cilat 6 vjet, një muaj e 26 ditë për t’u shlyer), pasi u shpall fajtor për një komplot kriminal me qëllim trafikun e drogës.

Antonino Riela u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim (nga të cilat 13 vjet, 10 muaj e 14 ditë për shlyerje), për shkak se ishte fajtor për krimet e komplotit dhe trafikut të drogës.

Nezar Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim (të gjitha për t’u shlyer), pasi u shpall fajtor për veprën e komplotit për qëllime të trafikut të drogës.

Së fundi, Vincenzo Spampinato u dënua me 9 vjet burgim (nga të cilat 8 vjet, 3 muaj e 8 ditë ende për shlyerje), për shkak se ishte fajtor për trafik droge dhe mbajtje e paligjshme e armëve.

LEXO EDHE:

Back to top button