Gjykata Kushtetuese vendosi: E diela mbetet ditë jo-pune

Gjykata Kushtetuese vendosi: E diela mbetet ditë jo-pune

E diela mbetet ditë jo pune. Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi se pretendimet e Odës Ekonomike janë të pabazuara dhe për këtë arsye nuk ka nisur procedurë për rivlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjidhjes ligjore. Disa nga biznesmenët e konsideruan atë si antikushtetuese dhe kërkuan që kompanitë të vendosin në mënyrë të pavarur nëse do të punojnë apo jo dhe që punëtorët që do të punojnë të dielave të marrin, si më parë, mëditje të dyfishuar. Por Lidhja e Sindikatave ishte kundër kësaj ideje të biznesmenëve dhe apeloi që ligji të mos ndryshohet. Zgjidhja ligjore për të dielën si ditë jo-pune ka hyrë në fuqi nga fillimi i vitit. Rreth tetë për qind e punëtorëve në Maqedoni shkojnë në punë të dielave, kryesisht në qendra tregtare të mëdha dhe në aktivitete ku procesi nuk mund të ndërpritet. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button