Gjykata në Strasburg vendosi: Lëndët e PSP-së nuk bien poshtë

Gjykata në Strasburg vendosi: Lëndët e PSP-së nuk bien poshtë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg njoftoi se kërkesat e të dënuarve dhe të akuzuarve nga rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), të cilat ish-presidenti Gjorge Ivanov i fali, janë të papranueshme.

Gjykata vlerëson se të akuzuarit dhe të dënuarit nuk kanë shterur të gjitha mjetet juridike vendore. Vendimi është përfundimtar, thonë nga Gjykata Evropianë për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Kjo do të thotë që rastet e ish-PSP-së nuk dështojnë dhe procedurat për to të vazhdojnë.

Kërkesat në Strasburg janë dorëzuar nga disa ish zyrtarë ndaj të cilëve PSP ka hapur procedurë, dhe shkak për to është abolimi që ish-presidenti Gjorge Ivanov ua dha në vitin 2016, por më pas e tërhoqi pas reagimeve të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button