Gjykimi për rastin “Llaskarca” u zhvillua pa pjesëmarrjen e Zekirit

Gjykimi për rastin “Llaskarca” u zhvillua pa pjesëmarrjen e Zekirit

Vazhdimi i gjykimit për rastin “Llaskarca” edhe sot u zhvillua pa pjesëmarrjen e udhëheqësit të superekspertizës Zekirja Zekiri i cili ka munguar për të disatën për arsye shëndetësore. Prokurori i lëndës Darko Jakimovski refuzon të marrë në pyetje ekspertë të tjerë meqë dëshminë e Zekirit e konsideron si shumë të rëndësishme. Zekiri rrezikon të dënohet me para, nëse vazhdon të mos paraqitet në gjykatë. Sot para gjykatësit dëshmoi ekspertja Jovanka Savova, pjesë e ekipit që bëri superekspertizën. Rasti Llaskarca është për aksidentin e autobusit të Durmo Turs në vitin 2019, në të cilin jetën e humbën 16 persona kurse mbi 30 mbetën të lënduar. Të akuzuar janë pronari i kompanisë Durmish Beluli, personi përgjegjës në firmë për transportin Remzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik. Gjykimi do të vazhdojë më 16 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button