Gjyshja 92-vjeçare që u bë vrasësja seriale më vdekjeprurëse në Europë

Gjyshja 92-vjeçare që u bë vrasësja seriale më vdekjeprurëse në Europë

Kush do ta mendonte se një gjyshe e brishtë dhe trup-vogël serbe mund të vriste jo një por 150 njerëz?

Kjo është historia intriguese e gjyshes serbo-kroate që e kthen arketipin e gjyshes së mirë e të ëmbël me kokë poshtë!

Ajo u arrestua dy herë, duke i shpëtuar shumicës së akuzave pa prova dhe ishte aktive për gjysmë shekulli gjatë të cilit besohet se ka vrarë mbi 150 vetë.

Kjo vrasëse frikë-ndjellëse në të gjithë Europën, ishte një gjyshe nga Serbia e njohur si Baba Anjuka.

Njerëzit nga vendet e largëta i drejtoheshin Baba Anujkës për kura mjekësore në fund të shekullit të 19-të.

Kimistes amatore i pëlqente të mburrej se trajtimet e saj nuk dështonin kurrë dhe se edhe aristokratët e kërkonin për të kuruar shqetësime të vogla të jetës së përditshme.

Ajo që është e domosdoshme të përmendet është se ajo ofronte edhe një shërbim shumë të veçantë.

Për një shumë të mjaftueshme dinarësh, gjyshe Anujka përgatiste edhe kurën për të “larguar” një person që ishte bërë i pakëndshëm në jetën e dikujt. Viktimat e saj ishin gjithmonë burra që largoheshin nga kjo botë disa ditë pas administrimit ë helmit.

Pse gjithë kjo urrejtje për burrat?

Baba Anujka, e quajtur Ana Draxin, lindi në Rumani diku rreth vitit 1837, si e bija e një tregtari bagëtish, por që në fëmijëri, familja e saj jetonte në Petrovasala, një fshat në Serbi.

Në moshën 20-vjeçare ajo kontraktoi sëmundjen e rëndë të sifilizit nga një ushtar austriak, duke e detyruar të jetonte në izolim për disa kohë, gjatë të cilës ajo studioi mjekësinë tradicionale.

Me këmbënguljen e të atit, ajo u martua me një pronar toke 20-vjeçar, me të cilin lindi 11 fëmijë (10 prej të cilëve nuk jetuan deri në moshë madhore). Pas vdekjes së burrit të saj, ajo ngriti një laborator dhe filloi të përgatiste ilaçet e saj.

Kura më e njohur e gjyshes Anujka ishte një kombinim i arsenikut, merkurit dhe farave etnobotanike, të cilat ajo thoshte se zgjidhin të gjitha shqetësimet e klientit – përfshi ato materiale apo martesore.

Ajo gjithmonë i pyeste pacientët e saj se sa serioz ishte problemi që duhej zgjidhur: me këtë togfjalësh, ajo i referohej peshës së atij që duhet të vritej në mënyrë që gjyshja të përgatiste dozën e saktë të helmit për të.

Ajo u premtonte klientëve se ‘problemet’ e tyre do të zhdukeshin për maksimumi 8 ditë dhe u kërkonte atyre 5.000 dinarë në këmbim të një shisheje të vockël të ilaçit ‘çudibërës’.

Ndonjëherë ajo ofronte edhe ilaç pak më të holluar, i cili sëmurte përkohësisht ata që donin t’i shpëtonin shërbimit ushtarak.

Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ka vrarë gjyshja Anujka. Shumë herë familjet që kërkonin ndihmën e saj refuzonin autopsinë në mënyrë që të mos nxirreshin provat e helmimit.

Ajo ia doli të shpëtonte herën e parë që u arrestua në vitin 1914, por nuk pati të njëjtin fat 14 vjet më vonë, kur për herë të parë, autoritetet mundën të provonin përfshirjen e saj në vdekjen e një burri serb.

Gabimi ishte se në atë rast, pijen nuk e kishte përgatitur vetë gjyshja Anujka por një infermiere e punësuar prej saj. Duke qenë se kura nuk ishte aq e fortë, viktima ishte në gjendje të fliste me një mjek pak para se të jepte jetë.

“Nuk kam parë kurrë helm në jetën time. Kam përgatitur vetëm ilaçe, por ato ishin krejtësisht të padëmshme”, tha Baba Anujka në gjykatë.

Një grua që pranoi se kishte paguar 5.000 dinarë për shishen e helmit dëshmoi kundër saj para gjykatës.

Një bujë e madhe e shoqëroi të gjithë procesin gjyqësor i cili u mbulua nga dhjetëra gazeta në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Baba Anujka u dënua me 15 vite burg dhe punë të detyruar, por nuk e kreu dënimin e plotë.

Fillimisht, edhe prokurori edhe të pandehurit e apeluan vendimin në Gjykatën e Apelit në Novi Sad dhe gjyqi u mbajt më 29 dhe 30 nëntor 1929.

Prokurori kërkoi dënimin me vdekje për të gjithë të pandehurit, por në moshën 98-vjeçare, Baba Anjuka u lirua pas 8 vitesh burg për shkak të moshës së madhe.

Ajo vdiq 2 vite më vonë në shtëpinë e saj në Valdimirovc, më 1 shtator 1938, në moshën 100 vjeçare./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button