Godet Galiani, skuadra e Monzës merr sulmuesin e Napolit

Goditja e re nga Adriano Galliani përpara debutimit të tij në Serie A është Andrea Petanja. Sulmuesi i lindur në vitin 1995 do të kalojë nga Napoli te Monza në formë huazimi për 2.5 milionë euro, me një detyrim shlyerje të vendosur në 10 milionë euro, plus 1.5 bonuse, në total 14 milionë euro.

Napoli’s Andrea Petagna, left, fights for the ball with Spartak’s Ayrton Lucas during the group C, Europa League soccer match between Spartak Moscow and Napoli at Spartak stadium in Moscow, Russia, Wednesday, Nov. 24, 2021. (AP Photo/Pavel Golovkin)

Nderkohe, ka kthesë për sulmin e Napolit, afron Xhiovani Simeone. Negociatat për “El Choliton” kanë hyrë në fazën e nxehtë. Ajo që mungonte ka arritur: shitja e Petanjas te Monza!

Pas njoftimeve të Nikolo Shira dhe Alfredo Pedulla, vjen edhe konfirmimi i Çiro Venerato. Gazetari i RAI bën të ditur se “Nesër Napoli do të tentojë të mbylle për Simeonen. Oferta për Veronën do të përbëhet nga një hua e rëndë prej 2 milionë euro, me të drejtë shlyerje të vendosur në 12 milionë. Klubi blu është kundër përfshirjes së detyrimit të shlyerjes, përveçse në kushte të caktuara”.

Por, sipas gazetarit German Garcia Grova, Simeone ne fakt do te transferohet me huazim 2 mln euro dhe blerje te detyruar ne 10 mln euro, duke larguar keshtu 2 mln eurot shtese ne rast blerje te mundshme…

 

LEXO EDHE:

Back to top button