Goditet Bruklin Nets, Harden mungon në plej off

Skuadra e Bruklin Nets nuk do të ketë në dispozicion deri në fazën play off një nga yjet e saj, Xhejms Harden. I dëmtuar pak ditë më parë, basketbollisti prej kohësh po kryente fizioterapi, për shkak të një problem në kofshën e djathtë. Situata, në vend që të përmirësohej është përkeqësuar.

“Jemi kthyer në pikën e nisjes. Harden do të rikthehet vetëm kur të jetë në formë. Mendoj se do të jetë gati për fazën play off, ndoshta edhe pak më herët”, tha trajneri Stiv Nesh.

Bruklini ka patur në dispozicion tre yjet e saj (Harden, Durant dhe Irving), vetëm në 7 ndeshje këtë sezon në NBA. I dëmtuar është edhe Kevin Durant, ndaj i vetmi në dispozicion për momentin është Kajri Irving.

LEXO EDHE:

Back to top button