Goditet një tjetër rast prostitucioni në Tiranë, vihet në pranga menaxheri i qendrës së masazhit

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Sipas njoftimit të policisë shqiptare Kliton Shuli ( menaxher) i një qendër masazhi është arrestuar ndërsa Ernest Shkreli (pronar) është shpallur në kërkim. Këta person në një qendër masazhi që kishin në rrugën “Don Bosko” shfrytëzonin disa vajza për prostitucion .

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

LEXO EDHE:

Back to top button