Goditet Reali, pa disa futbollist kyç në sfidën “El Clasico”

Një problem i madh për Real Madridit është shfaqur këto ditë, pasi ata mund të jenë pa disa yje në “El Clasico”. “Mundo Deportivo” raporton se rregullat e vendosura në Spanjë për “COVID-19”, thonë se udhëtarët nga Brazili duhet të karantinohen 10 ditë në mënyrë të obligueshme.  Kështu, Kasemiro, Rodrigo, Vinisius dhe Miltao do të jenë lojtarët e prekur nga kjo masë, pasi ata do të udhëtojnë për në Brazil që të luajnë ndeshjet me kombëtaren e Brazilit.

 

“El Clasico” do të zhvillohet më 11 prill dhe do të jetë pikërisht pas ndeshjeve ndërkombëtare, kështu që lojtarët e lartpërmendur do të luajnë në “El Clasico” pa u stërvitur 10 ditë. Vetëm në qoftë se ndryshohen rregullat apo diçka e ngjashme do të ndikojnë që këto masa të mos aplikohen.

LEXO EDHE:

Back to top button