Goditje për trajnerin Mota, Juventusi pa sulmuesin kryesor ndaj Milanit

Lista e të dëmtuarve te Juventusi është shtuar edhe me një emër të ri. Pas Kabal, dëmtimi i të cilit e zvogëloi mbrojtjen bardhezi në minimum, Juventusi do të paraqitet në “San Siro” kundër Milan pa sulmuesin kryesor Dushan Vlahoviç.

Serbi iu nënshtrua testeve në J-Medical pas problemit që pësoi në kombëtare. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por 24-vjeçari do të duhet të humbasë si ndeshjen kundër “kuqezinjve” ashtu dhe atë kundër Aston Villa në Ligën e Kampionëve.

“Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite”, thuhet në komunikatën e klubit bardhezi.

Një goditje e rëndë për trajnerin Thiago Motta, që nuk ka as sulmuesit e tjetër Milik e Nico Gonzalez. Jildiz dhe Veah kanë luajtur edhe më parë si nëntësh fals, ndërsa trajneri Motta është mësuar të luajë me një qendërsulmues që kthehet prapa për të favorizuar futjet e mesfushorëve. Gjë që dy lojtarët mund ta realizojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button