Golashënuesi më i mirë, gara mes Levandovskit, Benzemës dhe Muriqit

La Liga ka qenë gjithmonë e mbushur me sulmues elitarë, ndërsa në sezonin 2022/2023 i është bashkëngjitur edhe sulmuesi polak, Robert Levandovski. Ylli i Barcelonës tashmë është duke konkurruar për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni, së bashku me kapitenin e Real Madridit, Karim Benzema.

Në mesin e më të mirëve është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mbron ngjyrat e Majorkës. Në vendin e parë është Levandovski me 13 gola, para Hosellus nga Espanjolli me 10 dhe Karim Benzemës me 9 gola. Muriqi drejton grupin e tre futbollistëve me nga 8 gola të shënuara, ku janë edhe Iago Aspas e Aleksandar Sorlot.

Kujtojmë se vitin e kaluar çmimi “Piçiçi” shkoi në duart e sulmuesit francez, Karim Benzema, i cili shënoi 27 gola në La Liga dhe frymëzoi Real Madridin në rrugën e arkëimit të trofeut të Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button