Golden Stejt, një hap larg finales në Perëndim

Skuadra e Golden Stejtit shënoi fitore me rezultat 101-98 ndaj Memfisit në gjysmëfinalen e katërt të “Play off”-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr atë me 3-1 në takimet mes dy ekipeve. Te vendasit u dallua Stefon Kerri, autor i 32 pikëve.

Në Konferencën e Lindjes, është barazuar rezultati në 2-2 në fitore në përballjen në mes Boston Selltikut dhe Milluokit. Në sfidën e fundit, Selltiku shënoi fitore me rezltat 116-108 ndaj kampionëve aktual të NBA-s. Tatum e Horford realizuan nga 30 pikë secili për Bostonin, ndërsa te Milluoki u dallua Antetokounmpo me 34 pikë e 18 kërcime.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale

Majami – Filadelfia (2-2)

Boston – Milluoki 116-108 (2-2)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale 

Feniks – Dallasi (2-2)

Memfisi – Golden Stejt, 98-101 (1-3)

LEXO EDHE:

Back to top button