Gorgosaurus: Skeleti i lashtë i dinosaurit shitet për 6 milionë dollarë në ankand

Gorgosaurus: Skeleti i lashtë i dinosaurit shitet për 6 milionë dollarë në ankand

Një skelet i rrallë dinozauri i lashtë i është shitur në SHBA një blerësi të panjohur për pak më shumë se 6 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u shit në ankandin e së enjtes në New York City.

Fosili është ai i një Gorgosaurus që u zbulua në vitin 2018 dhe blerësi anonim do të ketë mundësinë unike për t’i dhënë një pseudonim.

Shitja është e dyta ndonjëherë e një skeleti të fosilizuar dinosauri të nxjerrë në ankand nga Sotheby’s.

E para, një T-rex me nofkën Sue, iu shit Muzeut Field të Çikagos në 1997 për 8.36 milionë dollarë.

Gorgosaurus është i vetmi ekzemplar i këtij lloji që ofrohet në pronësi private dhe ka vetëm 20 fosile të ngjashme që dihet se ekzistojnë në mbarë botën.

Fosili u zbulua në tokë private në shtetin amerikan të Montana. Ai ka 79 elementë kockash, është tri metra i lartë dhe rreth 6.7 metra i gjatë.

LEXO EDHE:

Back to top button