Greqi/ Alarm për bombë në vendin e aksidentit të trenave, policia nuk gjen asgjë

Greqi/ Alarm për bombë në vendin e aksidentit të trenave, policia nuk gjen asgjë

Një alarm për bombë është raportuar rreth orës një të natës në Larisa të Greqisë, kryesisht në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik.

Menjëherë pas mbërritjes së njoftimit, forca të shumta policore mbërritën në vendngjarje. Ata bënë rrethimin e vendit e më pas verifikimet e duhura, ku rezultoi se nuk kishte bombë.

Aksidenti hekurudhor u ka marrë jetën të paktën 57 personave, shumica të rinj, të cilët iu është kryer ADN-ja për verifikimin e saktë të viktimave.

Të paktën 55 viktima janë identifikuar, ndërsa 48 është numri i të plagosurve që trajtohen në spitale të ndryshme, por ende nuk ka një numër të saktë për personat që konsiderohen të humbur. Në morgun e Larisës është ende një trup, i cili nuk është identifikuar.

Midis viktimave janë edhe gjashtë shqiptarë: Klaudia Lato (22 vjeç-studente), Ifigjenia Micka (23 vjeç-studente), Erieta Molko (22 vjeç-studente), Ioanis Xhiollas (22 vjeç-student), Denis Ruçi (23 vjeç-emigrant) dhe Pavlin Bozo (60 vjeç-punonjës në tren).

Hetimet po përqendrohen edhe tek fakti se çfarë shkaktoi shpërthimin dhe zjarrin e madh në vagonët e dytë dhe të tretë të trenit të pasagjerëve ku u gjetën edhe më shumë viktima.

Ndërsa nga vendi i aksidentit po hiqen pjesët e mbetura të vagonëve për tu çuar në një hapësire të posaçme ku do të vazhdojnë hetimet, përgjegjësi i stacionit ndodhet në hetuesi, atu ku po jep deklaratën e tij.

Ndërkohë disa prej avokatëve të të plagosurve kërkojnë të shikohen materialet nga kamerat e stacionit duke hedhur dyshime se përgjegjësi nuk ka qenë në postin e tij.

Në Greqi ka pasur protesta ditën e sotme, e cila u pasua me trazira dhe përplasje, deri në përdorimin e molotovëve.

Ndërkohë mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit se qeveria shqiptare ka shpallur ditën e dielë zi kombëtare për viktimat e aksidentit, ndërsa gjithë programet televizive kanë ndryshuar programin./tch/

LEXO EDHE:

Back to top button