Greqi, një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së mërkurës Santorinin

Greqi, një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e së mërkurës Santorinin

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur mbrëmjen e së mërkurës Santorinin, më i fuqishmi i regjistruar deri më tani në rajon, në 10 ditë të pazakonta aktiviteti sizmik që kanë shënuar mbi 6000 lëkundje. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë. Lëkundjet sizmike vazhdojnë në Santorini, teksa numri i të larguarve nga ishulli ka arritur në disa mijëra. Sakaq, rezulton se deri më tani 11 mijë njerëz janë larguar nga ishulli i Santorinit. Konkretisht 7 mijë qytetarë dhe 1200 automjete private u nisën me tragete, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion. Ndërkohë, shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura. Santorini gjithashtu zbatoi masa shtesë urgjente, anullimin e ngjarjeve publike, si dhe ndalimin e punimeve të ndërtimit në disa zona. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button