Greqia shtrëngon masa kundër Covid-19

Në një mesazh televiziv, kryeministri grek, Kyriakos Micotakis i njohu qytetarët me masat e reja antiCovid-19, që qeveria do të ndërmarrë për të mundësuar frenimin e përhapjes së virusit.

Mësohet se Greqia do të ndahet në dy zona, atë të rrezikshmërisë së lartë dhe asaj më të ulët. Tek e para, e gjithë Greqia e Veriut dhe periferia e Atikës, prej të martën në mëngjes, ora 6 e 30 do të ketë masa të reja.

Nga e marta, në Greqi hynë në fuqi kufizime të reja, por jo në gjithë vendin, por në rajonet me pasqyrë të keqe epidemiologjike dhe numër të rritur të rasteve të reja.

Greqia, siç sqaroi Micotakis, tani është e ndarë në dy, në vend se katër zona siç ishte më parë.

Zona e parë është nën mbikëqyrje, ndërsa tjetra me rrezik të rritur.

Përveç orës policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit dhe maskës së obligueshme në vende të hapura dhe të mbyllura, 50 për qind punë nga shtëpia për sektorin shtetëror dhe privat, si dhe ligjërata onllajn për studentët, masa të cilat do të vlejnë për gjithë Greqinë, në rajonet me rrezik të rritur, po mbyllen kafenetë, restorantet, kinematë, teatrot, lokalitetet arkeologjike dhe muzetë, qendrat e fitnesit.

Të hapura do të jenë shitoret, sallonet e parukerisë, hotelet dhe shkollat, ndërsa nuk do të ndalohet lëvizje mes rajoneve.

Micotakis shfaqi shpresë se nëse masat nga plani për nëntorin sjellin rezultat pozitiv, atëherë në dhjetor do të mund të jetë situata më optimiste, ndërsa vendi të kthehet në kushte më normale.

Ministrat e Financave dhe të punës do ta prezantojnë planin për mbështetje ekonomike të punësuarve dhe bizneseve, përderisa zëvendësministri i Mbrojtjes Civile hollësisht do t’i sqarojë masat e reja të cilat hynë në fuqi të martën.

LEXO EDHE:

Back to top button