Grilish gati të largohet nga Man. Siti, shtohet interesimi i klubeve evropiane
Xhek Grilish mund të largohet nga Man. Siti këtë verë, pasi ka rënë nga planet e Pep Guardiolës. Ylli i Kombëtares angleze është në një pozitë të paqartë në karrierën e tij te Man. Siti, pasi në fund të sezonit të kaluar Guardiola e inkurajoi të kërkojë një klub të ri për të siguruar më shumë minuta në fushë.
Grilish pati shumë vështirësi sezonin e kaluar, duke u përballur me dëmtime të vazhdueshme dhe duke kaluar shumicën e kohës në stol.
Në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Fulham, Guardiola e la jashtë skuadrës fare, dhe më pas pranoi publikisht se lojtari duhet të gjejë një ambient ku mund të luajë rregullisht.
Grilish nuk u përfshi as në ekipin që udhëtoi për Kupën e Botës për Klube në SHBA, dhe nuk duket të jetë pjesë e planeve të Guardiolës për sezonin e ri. Man. Siti tashmë ka transferuar mesfushorin ofensiv Rajan Çerki në qershor, duke shtuar konkurrencën në repartin ofensiv.







