Grupi i Zjarrit në Malësinë e Tetovës, banorët shpërthejnë me kritika ndaj BDI-së

Grupi i Zjarrit në Malësinë e Tetovës, banorët shpërthejnë me kritika ndaj BDI-së

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Nga bastioni i BDI-së në Malësinë e Tetovës, në Sellcë, në takim me banorët Musa Xhaferi kundërshtoi ashpër vendimin për shkarkimin e zyrtarëve të cilët mbështesin “grupin e zjarrit”. Xhaferi tha se ata të cilët duhej të shkarkoheshin ishin zyrtarët me në krye Artan Grubin të cilët kanë realizuar vetëm dy për qind nga premtimet e dhëna dhe jo ata të cilët kërkojnë llogari dhe punë nga ministrat.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është rruga e duhur për ti zgjidhur problemet e brendshme. Fatkeqësisht po ndëshkohen ata të cilët marrin pjesë në këto aktivitete politike dhe i largojnë nga postet. Do ishte normale që llogari tu kërkojnë atyre për mungesë të punës dhe efikasitetit të çdo funksionari dhe të kërkojnë ndërrimin e tyre por këto bëhen me një lloj dekreti”, tha Musa Xhaferi, BDI.

Xhaferi foli edhe për mundësinë eventuale që grupi i zjarrit të përjashtohet nga partia.

“Unë dua të shpresoj që BDI nuk do bie në atë gjendje të degjeneron që të bën përjashtime vetëm për shprehje të mendimit të lirë për kërkonim e llogarisë dhe për transparencë, por nëse vjen tek kjo do gjykojmë në atë moment dhe do marrim veprimet e duhura dhe nuk do të rrimë duarkryq, por unë prapë e them se, nuk do të doja që BDI me gjithë këtë përvojë të degjeneron në atë gjendje”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

Përkundër faktit se njihet si bastion i BDI-së, banorët megjithatë shpërthyen në kritika për mungesë të investimeve në malësi por edhe mënyrën e qeverisjes së integristëve.

“Unë jam Bastri Denjalli. Vajzën e kam pas pesë vite në UT dhe e larguan. Turp i botës, me 9.4 notë mesatare. Unë nuk e di, por kjo varet nga partia juaj që i kam dhënë votën 20 vite dhe jam i revoltuar”.

“Ky fshat është tre për qind e popullatës, këtë fshat e ka mbyt nepotizmi, pashkollimi. Këtu kemi shumë profesorë por s`mund të japin mësim. Sepse hyn e japin mësim vetëm me telefona, me para”.

“22 vjet fshati jonë ju pret si bashkëluftëtarë atdhetarë dhe politikanë që luftojnë dhe punojnë për të drejtat tona të përbashkëta dhe zhvillimin e të drejtave tona, por ky qëllim sot e 22 vite nuk është realizuar.

Përçarjet brenda BDI-së së fundmi u ashpërsuan me emërimin e Bujar Osmanit si koordinator politik në degën e Çairit. Grupi i zjarrit këtë vendim të Ahmetit e cilësojnë si jodemokratik dhe të përshpejtuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button