Guardiola dhe Man.Siti me një armë shtesë në Ligën e Kampionëve

Man. Siti do të luajë ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve dhe në fushë mund të zbresë për “qytetarët” edhe Kevin De Brujne. Në sfidën e fundit në Premier Ligë ndaj Bournemouth, ai ishte në stol. Trajneri Pep Guardiola nuk e aktivizoi asnjë minutë.

“Dua që të jetë 100% i rikuperuar para se ta hedh në fushë. Ai po ndihet më mirë. Ndoshta mund të luajne 10-15 minuta, por veçanërisht me Kevinin përpiqem të kujdesem për të. Kevini ka kaluar një muaj e gjysmë pa luajtur dhe ndeshja kundër Bournemouth ishte shumë sfiduese. Kemi nevojë për të dhe ai do të kthehet. Ne do të përpiqemi ta rikthejmë gradualisht, në kohën e duhur dhe në vendi i duhur për ta bërë atë”, tha Guardiola.

Guardiola foli edhe Kajlli Uallkerin.

“Ai duhet të kthehet në rutinën e ndeshjeve dhe të fokusohet në atë që duhet të bëjmë. Ai është kapiteni ynë dhe ne kemi nevojë që ai të kthehet në maksimumin e tij dhe, hap pas hapi, ne shpresojmë që ai ta arrijë këtë,” tha në fund Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button