Guterres kritika kombeve që injoruan udhëzimet e OBSH-së për pandeminë

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres kritikoi sot vendet që injoruan rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me pandeminë e COVID-19.

“Agjencia shëndetësore e KB dha udhëzime shkencore që duhej të ishte baza për një përgjigje të koordinuar globale”, tha ai në fjalimin e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB të liderëve botërorë për COVID-19, raporton ATSh.

“Për fat të keq, shumë nga këto rekomandime nuk u ndoqën dhe, në disa situata, kishte një refuzim të fakteve dhe një injorim të udhëzimeve”, shtoi kreu i OKB-së.

Seanca e organizuar nga KB kishte si qëllim që kombet, komuniteti shkencor dhe shoqëria civile të dëgjonin nga njëri-tjetri, të angazhoheshin në dialog mbi pasojat shumëplanëshe të pandemisë, si edhe mbi mënyrat për t’u rimëkëmbur më mirë dhe më fort.

LEXO EDHE:

Back to top button