Haaland, 65 gola në po aq ndeshje të zhvilluara!

Skuadra e Borusia Dortmundit ka shënuar një fitore me rezultat të ngushtë 4-3 si mysafir ndaj Bajer Leverkuzenit. Në këtë fitore protagonisti kryesor ishte i përhershmi Erling Haaland, i cili i realizoi dy gola në këtë ballafaqim, gjersa dy të tjerët i shënuan Julian Brandt dhe Rafael Guerreiro. Për vendasit golat u shënuan nga Shik, Virtz dhe Diaby.

Me këtë ‘dopietë’, Haaland tani ka arritur shifrën e 65 golave të realizuara me Dortmundin në po aq ndeshje, duke e vazhduar mesataren impresive të një goli për ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button