Haaland te Man. Siti, shuma e frikshme që do të fitojë në javë

Kontrata 9-vjeçare e gjysmë e nënshkruar nga Erling Haaland me Man. Sitin është bërë më e shtrenjta në historinë e futbollit. Vetëm një ditë pas njoftimit për marrëveshjen e re sensacionale, e cila do ta mbajë gjigantin norvegjez te “Qytetarët” deri në vitin 2034, kanë dalë detajet e para rreth shifrave të përfshira në të.
Kontrata spektakolare, sipas “Daily Mail”, një nga tabloidët kryesorë në Angli, rinovimi i kontratës së Haaland nuk e çon pagën e tij në një milion paund në javë.
Në vitin 2022, kur u transferua nga Borussia Dortmund për një tarifë prej 51 milionë paundësh, Haaland kishte një paketë që përfshinte pagën dhe bonuset, duke arritur rreth 865 mijë paund në javë. Përfshiheshin gjithashtu të drejtat e imazhit dhe shpërblimet për objektivat e arritura.
Për kontratën e re, megjithatë, është konfirmuar një rritje e konsiderueshme e pagës, edhe pse nuk kalon kufirin e një milion paundëve në javë (më shumë se një milion euro). Nëse Haaland qëndron te Man. Sitit për 9 vitet e ardhshme, do të vazhdojë të përfitojë shifra mbresëlënëse, edhe kur të jetë mes moshës 29 dhe 34 vjeç.