Hadergjonaj fiton çmimin “Goli i Raundit”
Goli i shënuar nga Flornt Hadergjonaj, ndaj Maqedonisë në humbjen e Kosvës me 1-2 në SHkup, u shpall si goli më i mirë i raundit të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, i cili në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut luajti si mesfushor krahu, arriti të shënonte një gol që u tregua i vetmi i Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë. UEFA e përcaktoi si goli më i bukur i këtij raundit eliminator.
Kjo gjuajtje e Florent Hadergjonaj fiton titullin GOLI I RAUNDIT”, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s
Hadërgjonaj ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në tri ndeshjet e tetorit te kombëtarja e Kosovës.
🇽🇰 𝑻𝑯𝑰𝑺 Florent Hadergjonaj effort claims GOAL OF THE ROUND title 🥇#EQbestgoal | @SOCARofficial pic.twitter.com/7PPhXLv8G9
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 15, 2020