Hajdutët futen në shtëpinë e Mauro Ikardit në Paris

Sulmuesi i PSZH, Mauro Ikardi përjetoi dy gjëra të hidhura gjatë ditës së kaluar. Në njërën anë ishte disfata e PSZH-së ndaj Lorientit, ndërsa në anën tjetër shtëpia e tij u vodh nga persona të pa identifikuar.  Sipas “L’Equipe, hajdutët kishin vjedhur sende me vlerë rreth 400 mijë euro në shtëpinë e argjentinasit në Paris. Personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar dhe janë në arrati.

- Advertisment -

Ndryshe Ikardi është duke përjetuar formë të mirë që nga emërimi si trajner i Maurizio Poketinjos dhe është shëndrruar në një titullar. Kujtojmë se Ikardi nuk është futbollisti i parë që po i ndodh kjo gjë,pas që më parë ishin vjedhur shtëpitë e Serxhio Rikos dhe Çupo Moutingut.

LEXO EDHE:

Back to top button