Haland do të kalojë në Spanjë, mësohet edhe klubi

Njëra nga radiot më të besueshme në Spanjë, Cadena SER, ka raportuar se Erling Haaland do të transferohet në Real Madrid. Haaland, i cili po kalon në një formë shumë të mirë këtë vit, ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane.  Së fundmi, “Los Blancos” ka monitoruar nga afër situatën e tij dhe siç raportohet nga mediat ai pritet të transferohet në verën e ardhshme te Real Madridi.

 

“Cadena Ser” ka raportuar se të dy, edhe klubi edhe lojtari, janë të entuziazmuar për këtë transferim. Borusia Dortmund është duke kaluar në një periudhë të vështirë në punën e financave dhe largimi i tij është shumë i mundshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button