Hamilton: Nuk e di se a do të jem këtu edhe vitin e ardhshëm

Kampioni i gjashtëfishtë i botës dhe pranë titullit të shtatë në karrierën e tij në Formula1,  Luis Hamilton deklaroi pas fitores në garën e Imolas, nuk ndihet i sigurtë nëse do të jetë edhe vitin e ardhshëm në cirkun e Formula 1.

Pilotit britanik i skadon kontrata me skuderinë e “Mercedes”-it në fund të vitit të ardhshëm, por deklarata e tij i ka habitur stafin e skuderisë britanike, e cila shpreson që Hamiltoni të rinovonte kontratën për të vazhduar dominimin në Formula 1.

Jemi në nëntor dhe është çmenduri që Krishtlindjet nuk janë larg. Ndihem shkëlqyeshëm, jam akoma i fortë dhe ndiej se mund ta vazhdoj edhe për shumë muaj të tjerë. Nuk e di nëse do të jem këtu vitin e tjetër, nuk ka garanci për siguri. Ka shumë gjëra që më ekzaltojnë. Koha do ta tregojë”, u shpreh Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button