Hamilton pëson humbje të madhe, ndahet nga “ëngjelli mbrojtës”

Në momentet e vështira të një karriere pa fitore, Luis Hamilton humbet një nga njerëzit më të besuar, Angela Kullen. Fizioterapistja 48-vjeçare nga Zelanda e Re, ka vendosur të lërë stafin e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 pas 7 vitesh bashkëpunim, duke kontribuar në mjaft tituj kampionë.

Në fakt ajo nuk është thjesht një fizioterapiste, ajo ka qenë shumë më tepër për pilotin britanik, njeriu që i ka qëndruar pranë dhe mbështetur në momentet më të vështira. Ajo ka qenë “njeriu-hije” i sukseseve të Hamilton. Mungesa e saj që të enjten në Arabinë Saudite ka befasuar të gjithë, por ka qenë vetë Hamilton ai që ka zbuluar arsyen e mungesës së saj.

Piloti britanik i Mercedes, përmes një postimi në rrjetet sopciale sqaron.

“Angela ka qenë në krahun tim dhe falë saj arrita ta jap më të mirën në pistë në fgjithë këto vite. Jam një sportist më i kompletuar dhe një njeri më të mirë pikërisht falë saj.

Për këtë arsye, shpresoj që të gjithë ju të bashkoheni me mua për t’i uruar asaj më të mirën në atë që do të jenë hapat e saj në të ardhmen, me objektivin që të realizojë ëndrrat e saj. Faleminderit për gjithçka Angela, mezi pres të mësoj se çfarë do të të rezërvojë e ardhmja”, shkruan Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button