Hamilton: Shumë gjëra më pengojnë të jem i qëndrueshëm

Edhe pse triumfoi me Ferrari-n në garën sprint në Kinë, piloti britanik Luis Hamilton shprehet se ende nuk ndihet komod duke drejtuar “kokëkuqen”. Ai është renditur gjithnjë pas shokut të tij të skuadrës Sharll Leklerk. Në prag të garës së Majamit, piloti britanik po kërkon ndjenja pozitive.
“Për momentin, shumë gjëra më pengojnë të jem i qëndrueshëm, por edhe muajt e parë te Mercedes nuk ishin të lehta. Po punoj sa më shumë që të jetë e mundur për t’u përshtatur. Nuk e di çfarë të pres këtu në Majemi, por do të përpiqem të bëj më të mirën që mundem”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
“Leklerk pati një garë të shkëlqyer në Xheda, duhet ta përsërisim këtë. Të përshtatesh menjëherë është e vështirë, por kështu është për të gjithë“, tha Hamilton.