“Hanë kërpudha dhe i thajnë në cepa pemësh”- Fotografi shkrep pozat perfekte të ketrave dhe tregon fakte interesante rreth tyre
Sa herë shohim një ketër të egër, duam të shkrepin një foto por rrallë herë ia dalim.
Kafshët e vogla e të shpejta largohen sapo ndjejnë që një rrezik po i afrohet.
Johnny Kääpä, një fotograf suedez, ka fatin të përjetojë rregullisht magjinë e ketrave të kuq. Ai kaloi vite duke u miqësuar me ta në pyjet e Suedisë.
Kääpä i tha Bright Side se një fakt interesant në lidhje me ketrat është se ata hanë kërpudha dhe madje i ruajnë dhe i thajnë ato në majë të cepave.










