Haradinaj kërkon seancë urgjente dhe interpelancë me Kurtin

Haradinaj kërkon seancë urgjente dhe interpelancë me Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar me një shkresë kryetarit të kuvendit, duke i kërkuar që ta marr me urgjencë mbajtjen e një seance.

“Kam kërkuar interpelancë me Kurtin për masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend. Situata është ndër më të rëndat në këto 22 vjet”, tha Haradinaj.

Në konferencë të jashtëzakonshme, Haradinaj tha se veprimet e institucioneve nuk kanë vepruar në përputhje me seriozitetin e rastit.

Ish-kryeministri i Kosovës Haradinaj ka thënë se krerët e shtetit kanë krijuar fajtorin tek ta.

“Propozoj kuvendit të votojë rezolutën me këto pika: qeveria të marr një vendim menjëherë deri në marrëveshjen finale. Presidenca, kuvendi të fillojnë dialogun intenaktiv me serbët që të kthehen në institucione, qeveria të nis komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend po ashtu edhe me opozitën, të kërkohet një takim disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në marrëveshjen finale”, ka theksuar ai.

Nëse nuk përfillet kjo interpelancë, ai tha se do të merren edhe veprime të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button