Hasani: Cuculi me tha të zgjidhja Partizanin,  jo Tiranën

Pasi ka hedhur firmën në kontratë dhe ka pozuar me fanellën numër 24, Ferhan Hasani ka thënë fjalët e para si lojtar i Partizanit

“Kampionatin shqiptar e njoh mirë, pasi e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet, kam filluar ta ndjek edhe me shumë. Për sa i përket anës sime, se nuk kam ndeshje në këmbët, dua të saktësoj se do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do të bëj më të mirën në stërvitje për të arritur formën. Si do të shkojë ky bashkëpunim nuk e di, atë do ta tregojë koha. Unë nuk do të jem ndryshe, do të jem si futbollistët e tjerë. Ju lutem, mos më trajtoni ndryshe.

Pse zgjodha Partizanin?

Edhe Rama e tha më herët; kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshirë të bashkohesha me Partizanin.

Si e shoh sulmin e Partizanit?

Të them të drejtën nuk e kam diskutuar këtë pjesë. Do ta vendosë trajneri se ku do të luaj dhe nëse do të luaj apo jo. Do të jap maksimumin për ekipin. Është pozitive që ish-shokët e skuadrës sime te Shkëndija kanë ardhur në Shqipëri. Kjo do të thotë se futbolli shqiptar është në nivele të larta. Ka qenë lart, por me ardhjen e lojtarëve cilësorë shtohet më shumë cilësia. Ardhja e tyre tregon shumë për kampionatin shqiptar. Është një kampionat i fortë dhe jo si në Maqedoni.

Pozicioni në fushë?

Unë e shikoj vetën aty ku do trajneri. Mendoj se jam një lojtar si gjithë të tjerët. Do të jap maksimumin për arritjen e objektivave. Nëse dalim kampionë apo jo, le t’ia lëmë kohës.

Kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën.

A jam gati për debutim?

Nuk e di, të them të drejtën, por do të shikojmë si do të jetë gjendja. Janë gjëra të trajnerit dhe stafit teknik”.

LEXO EDHE:

Back to top button