Hendboll, Maqedonia përballet me Guinenë
Hendboll, Maqedonia përballet me Guinenë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, në konkurrencën e meshkujve, do të zhvillojë ndeshjen e fundit në fazën e parë të Botërorit në Varazhdin, kur përballet me Guinenë.
Maqedonisë i mjafton edhe një pikë që të kalojë na fazën e dytë, por secili rezultat tjetër, përpos fitores, do të ishte një befasi e madhe në Botërorin e hendbollit.
Kujtojmë se me fitore ose eventualisht barazim, Maqedonia do të transferojë një pikë në garat e fazës së dytë, ku do të jetë në grup me Francën, Austrinë dhe Katarin. Sfida në mes Maqedonisë dhe Guinesë, do të nis në orën 18.00.