Hisen Berisha:A do ta ndryshoj zajednica dhe politikbërja e Kurtit Kushtetutën Kosovës?!

Hisen Berisha:A do ta ndryshoj zajednica dhe politikbërja e Kurtit Kushtetutën Kosovës?!

Statuti i prezantuar i “zeajednices” sipas Kurtit, është “Republika ortodokse serbe” në tokën e Kosovës, dhe në këtë frymë, me draft statutin e FES, shefi i kishës de fakto është dhe shefi i asociacionit! Pra, patriarku i patrikanë së Pejës, që qëndron mbi të gjitha kishat serbe, është edhe shefi i asociacionit gjegjësisht zajednices.
A e ndryshon kjo Kushtetutën e Kosove?
Sipas agjitatorëve të interpretimit jashtë kushtetuës, “këto të drejta nuk shkojnë aq lartë sa të cenojnë kushtetutën por janë akomodimi i të drejtave civile të qytetarëve serb”, jo sipas kushtetutës por sipas kursit politik të Albin Klurtit, përkatësisht të padrinos politik të tij kryekëshilltarit për negociata z. Surroi dhe nostalgjikëve të bashkim vllazërimit me serb, në ekipin e tij.
Pra kjo do të ndodhe jo sipas shkronjave të kushtetutës, që po e interpretojnë si nevoj në emër të gjoja “pamjaftueshmërisë së Kushtetutës dhe vet Pakos së Ahtisarit, për ti akomoduar të drejtat vetëqeverisëse të serbëve dhe të kishës serbe në Kosovë”.
Ndryshimi i interpretimit kushtetues e ligjor të statutit, duke e nxjerre nga Gjykata Kushtetuese, është tendence për ndryshimin e karakterit kushtetues të Kosovës, ngase nuk po përfillet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese por ai politik i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Me ketë po tentohet të shndërrohet në instrument politik për interesa të Kryeministrit edhe vet Gjykata Kushtetuese.
Këto janë tendencat që po demonstrohen në punën e tij për anashkalim edhe të kuvendit e gjykatës, ndërkohë që mediet e shoqërinë civile i ka nënshtruar de fakto, popullin e ka varfëruar aq sa e ka bërë indiferent për çfarëdo zhvillimi dhe nuk e ka më sensin e dhimbjes par vetën, të ardhmen e fëmijëve, as për vendin. Kjo po që është ndryshim i karakterit shtetëror.
U diskutua statuti i asociacionit, në Ambasadën e SHBA, para se të diskutohet në parlamentin e Kosovës, a nuk është edhe kjo ndryshim i karakterit kushtetues të shtetit?!
Jo siç dikush pretendon ta interpretoj se, ambasada amerikane i mbivendoset kuvendit. Jo, ambasada amerikane në një mënyrë u mundua që të plotësoj një mungesë themeltare të institucionit themeltar të shtetit. Pra, atë që se bëri kuvendi, u mundua ta bëj ambasada, sepse ky draft statut, nga një kryeministër i ndërgjegjshëm dhe me sensin e patriotizmit kushtetues, do duhej të sillte në kuvend dhe komisionet përkatëse për shqyrtim. Pastaj janë kuvendarët të parët me të cilët duhet diskutuar ky dokument.
Duhen marrë opinionet dhe propozimet e kuvendarëve (edhe pse është vonuar se nuk ka dashur ta bej asociacionin, tani e ka kaluar nga prioriteti i 9 në pikën një) dhe të draftohet ideja e kuvendit për ta pranuar apo hedhur ofertën e FES, me arsyetimin se ky është vullneti i kuvendarëve dhe vetëm ky kalon duke u harmonizuar me partneret për gjetjen e një modeli përafrues qëndrimesh në përmbajtje, në frymën e kushtetutës dhe kuvendit.
Pra duhet shfaqur realisht vërejtje mbi pikat që i jepin kompetenca mbikëqyrjeje duke ju mare kompetencat komunave.
Apo pikat që praktikisht promovojnë rikolonizim të territorit përmes planifikimit hapsinor urban e rural.
Kjo krijon konflikt mes vendimeve të gjykatës e institucioneve të qendrës me asociacionin dhe kishën. Ketë kan provuar ta shmangin me parimet bazë, siç është ai i subsidiaritetit apo ndalimin e ndërhyrjes së qëndres në te drejtat ekskluzive të njesive të asociacionit.
Mos zbatimi i legjislacionit është ndryshim i karakterit shtetëror të Kosovës.

Pra në logjiken shkencore vendimet e gjykatës kushtetuese, nuk apelohen ato vetëm zbatohen. Nëse nuk zbatohen ato e ndryshojnë karakterin kushtetues të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button