Historike, kampione olimpike me vetëm 13 vjetë!

Momixhi Nishia ka shkruar historikun në Lojrat Olimpike në Tokio, duke u bërë kampionia e parë në disiplinën e re – skejtbording. Nishia në disiplinën “Street” triumfoi me 15 pikë dhe për herë të parë arkëtoi medaljen e artë në një garë të madhe.

Sportistja nga Japonia deri te medalja e artë erdhi me 13 vjetë e 330 ditë dhe u bë sportistja më e re që të arkëtuar medaljen e artë në “Tokio 2020”. Ajo nuk arriti të tejkalojë rekordin e amerikanes Marxhori Gestrin, e cila është kampionia më e re olimpike me 13 vjet e 268 ditë.

Ndërkohë në vendin e dytë u ndal braziliania Raisa Leal me 14 pikë, para Funi Nakajamit nga Japonia.

LEXO EDHE:

Back to top button