Hollanda vendos të ndalojë mutacionin gjenetik të kafshëve që i bënë ato të duken të “lezetshëm”

Hollanda vendos të ndalojë mutacionin gjenetik të kafshëve që i bënë ato të duken të “lezetshëm”

Qeveria holandeze dëshiron të ndalojë njerëzit të mbajnë kafshëve shtëpiake që mbajnë mutacione gjenetike që u japin atyre një pamje “të lezetshme”, por që mund të jenë të dhimbshme për ta, siç janë qentë “pug”.

“Kur zgjedhin një kafshë shtëpiake, njerëzit shpesh preferojnë tipare që i konsiderojnë të lezetshme , si qentë me surrat të shkurtër ose macet me veshë të varur. Por ka prova shkencore që këto mace vuajnë përgjithmonë nga mungesa e kërcit të shkaktuar nga një gjen i caktuar”, tha në një deklaratë ministri i Bujqësisë Piet Andema.

“Mutacionet gjenetike mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen ose artrit te kafshët. Pronarët e tyre kanë qëllimet më të mira, por shpesh shpërfillin anën e errët, pra kafshët vuajnë nga këto karakteristika specifike”, ai vijon, duke sqaruar se “qentë me surrat shumë të shkurtër gulçojnë vazhdimisht sipas studimeve të fundit, për shembull, me bulldogët francezë dhe anglezë”.

“Qentë që kanë një kafkë jonormale mund të vuajnë nga dhimbje koke gjatë gjithë kohës”, tha Andema në një letër drejtuar parlamentit. “Ne e bëjmë jetën e kafshëve të pafajshme me vuajtje sepse mendojmë se janë të bukura dhe të lezetshme,” përmblodhi ai, duke zbuluar se Holanda do të ndërmarrë “hapin e madh” dhe do të vendosë që asnjë kafshë nuk duhet të vuajë për shkak të pamjes së tyre.

“Për momentin, lista e kafshëve të cilat do të ndalohen nuk është hartuar. Karakteristikat fizike që mund të vërtetohen objektivisht se janë të dhimbshme për kafshët janë ende duke u shqyrtuar”, shtoi ministria.

Në Holandë, që nga viti 2014, mutacioni i kafshëve me probleme shëndetësore është ndaluar. Që nga viti 2019, janë vendosur edhe disa rregulla për adoptimin e qenve pug, por tregtimi i paligjshëm i këtyre kafshëve vazhdon ende.

Andema kërkon të ndalojë posedimin e këtyre kafshëve dhe përdorimin e imazhit të tyre në reklama apo edhe në faqet e rrjeteve sociale. Pasi ndalimi të hyjë në fuqi, ata që tashmë zotërojnë kafshë të tilla do të lejohen t’i mbajnë ato derisa të ngordhin. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button