Hosellu motivon Real Madridin për ndeshjen kthyese ndaj Arsenalit

Real Madridin e pret një mision i vështirë në “Bernabeu” të mërkurën. Ata do të përballen kundër Arsenalit në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, ku do të tentojë të përmbysin rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë.

Për “DAZN” foli ish-sulmuesi i Realit, Hoselu i cili ishte i ftuar special në garën e “Moto GP” që u mbajt në Katar.

“Remontada kundër Arsenalit? Ka një ekip në botë që mund ta bëjë këtë dhe ai është Real Madrid. Ishte e qartë se javën e kaluar 100% e planetit menduan se Madridi u eliminua, dhe sa herë që ndeshja afrohet, njerëzit fillojnë të dyshojnë pak më shumë”, u shpreh Hoselu.

Hoselu, ishte një nga heronjtë e Realit sezonin e kaluar kishte shënuar ato dy gola ndaj Bajernit në fund të ndeshjes, që dërguan Realin në finale të Ligës së Kampionëve. Ai tashmë është pjesë e Al-Gharafas në kampionatin e Katarit, ku i cili ka bërë 29 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button