Hoti: Me njohjen nga Izraeli kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur historike vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ai pak minuta pasi u zyrtarizua njohja e ndërsjellë me Izraelin, tha se me këtë veprim, Kosova e theu bllokadën e njohjeve, derisa theksoi se ky vendim nxjerr plotësisht gabim kritikët e marrëveshjes së Uashingtonit.

Ne kemi hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës. Në një mënyrë me marrëveshjen e sotme që derivon prej marrëveshjes së 4 shtatorit të Shtëpisë së Bardhë. Ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën…me nënshkrimin e shkëmbimit të letrave, apo vendosjen e marrëdhënieve diplomatike shteti i Kosovës konsolidohet në arenën ndërkombëtare me miq edhe në lindjen e mesme falë mbështetjes së jashtëzakonshme që kemi pasur nga ShBA-të. Besoj që veprimi i sotëm që bëmë sot tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe i nxjerr plotësisht gabim kritikët që vazhdimisht e kanë kritikuar këtë marrëveshje edhe duke mos e pranu njohjen nga Izraeli që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit në detyrë, tha se ditët në vijim do të konkretizohet edhe vendosja e ambasadës në Jerusalem, derisa tha se Kosova ka nevojë ta rrisë numrin e njohjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button