Hoze Murinjo largohet nga Roma drejt Francës?!

Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Dani Gil, trajneri gjashtëdhjetë vjeçar nga Setubal, Hoze Murinjo,  mund të mendojë për divorcin me Roma-n nëse arrin të marrë në shtëpi Europa Ligën, ose trofeun e dytë ndërkombëtar në dy vjet. Sipas Gil-it, Mourinjo do të largohej nga kryeqyteti në rast të fitores në Ligën Europa. Por në realitet, lamtumira e tij mund të vijë edhe nëse ai nuk përfundon mes katër të parëve në kampionat, ose në zonën e Ligës së Kampionëve, që është objektivi i vendosur nga pronarët këtë sezon.

Dikush me CV-në e tij nuk duhet ta ketë problem të gjejë një stol tjetër. Disa emra tashmë janë rrethuar prej disa kohësh, nga dy ish-skuadrat e Çellsit dhe Real Madridit – pa harruar Inter-in – e deri te Paris Sen Zhermenit.

Në fund të fundit, drejtori sportiv i parisienëve është miku dhe bashkatdhetari i tij Kampos dhe Galtier nuk është i sigurt për të qëndruar pas dështimit në Ligën e Kampionëve. Në thelb, kombinimi me PSZH-në ka arsyen e tij.

Dani Gil mohon se tashmë ka pasur kontakte mes Mourinjo-s dhe klubit francez, por në të njëjtën kohë nënvizon se, nëse largohet nga Roma, opsioni Paris Sen Zhermen mund të bëhet shumë konkret.

LEXO EDHE:

Back to top button