FC Shkupi prezantoi Besnik Feratin, si përforcim i radhës

Mesfushori 21 vjeçar, Besnik Ferati, pas disa vitesh rikthehet në shtëpinë e vet. Lideri aktual në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e FC Shkupi prezantoi përforcimin e radhës, me të cilin firmosi kontratë 18 muajshe. Reprezentuesi i Maqedonisë U21, rikthehet në Çair, ku sërisht do të jep maksimumin për të dëshmuar kualitetin që posedon.

“Jam shumë i kënaqur që kthehem te FC Shkupi. Për mua është një emocion i veçantë që të jem pjesë e ekipit ku kam pasur momente të mira dhe shpresojë se do të kem suksese të shumta. Do të mundohem që të jap maksimumin për ngjyrat e këtij klubi që është i veçantë për mua. Tifozëve u premtojë se do të jap maksimumin nga vetja për FC Shkupin,” ka thënë mes tjerash Besnik Ferati.

Sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Akademia Pandev, derisa më parë ishte pjesë e Partizanit në Shqipëri.

LEXO EDHE:

Back to top button