Holanda vendos masa kufizuese pasi ka raste me variantin Omicron

Holanda ka vendosur masa të reja kufizuese pasi janë shfaqur një numër i madh i rasteve me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Kafenetë, muzetë dhe kinematë për tri javët e ardhshme do të punojnë me kufizime.

Autoritetet shtetërore këto masa i kanë vendosur për të mbrojtur spitalet e vendit që të mos mbingarkohen nga të sëmurët.

Ndërkohë, rreth 61 persona të tjerë janë duke u testuar për variantin e ri të COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Këta persona që janë duke u testuar kanë qenë në Afrikë të Jugut prej ku u zbulua varianti Omicron.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti është “shqetësues”.

LEXO EDHE:

Back to top button