“Djajtë e Kuq”, regjistrojnë rekord të ri në Premierligë

Mançester Junajted është skuadra e parë në Premierligë që ka shënuar 300 fitore si mysafirë, në të gjitha garat. “Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 1 – 3 ndaj Brentfordit, falë golave të Entoni Elanga, Mejson Grinvud dhe Markus Rashford.

 

Me këtë fitore ndaj “Bletave”, skuadra e Mançester Junajtedit është bërë skuadra e parë që regjistron 300 fitore si mysafirë. Pas “Djajve të Kuq”, renditët Çellsi me 259 fitore si mysafirë, i ndjekur nga Arsenali me 246 dhe Liverpulli me 239. Në total, Manester Junajtedi ka fituar pesë nga nëntë ndeshjet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button