Luftanija që ndezi shkëndijën e luftës ndërmjet SHBA-së dhe Spanjës para 123 vjetësh

Më 25 janar 1898, luftanija amerikane U.S.S. Maine, hyri në portin e Havanës në Kubë. Ajo që ndodhi me të, do të ndizte shkëndijën e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës. Misioni i anijes ishte të mbronte qytetarët amerikanë dhe pronat e tyre në Havanë, kundër dhunës së mundshme gjatë kryengritjes kubane kundër Spanjës.

Më 15 shkurt, tri javë pas ankorimit të luftanijes, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm dhe e zjarrit që pasoi, anija Maine u fundos dhe humbën jetën 266 amerikanë. Gazetat amerikane fajësuan për këtë Spanjën dhe nxitën opinionin publik kundër spanjollëve me thirrjen ‘Kujtoni anijen Maine’.

Në fakt, askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin. Jo më vonë se dy muaj pas fundosjes së luftanijes Maine në portin e Havanës, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja hyrën në një luftë që zgjati më pak se 4 muaj.

Fuqia ushtarako-detare e SHBA-së luajti rol të rëndësishëm në fitoren amerikane. Si pjesë e marrëveshjes së paqes në përfundim të luftës, Spanja hoqi dorë nga kontrolli mbi Kubën.

LEXO EDHE:

Back to top button