Juventusi pa portierin e parë kundër Interit

Vojcieh Shçezni i Juventusit do të mungojë në finalen e Superkupës së Italisë.  Trajneri Masimiliano Allegri theksoi në një konferencë për shtyp se portieri polak do të mungojë pasi nuk ka ende lejen jeshile ‘Green Pass’. Ish-portieri i Arsenalit mori vaksinën e tij të parë kohët e fundit, që do të thotë se ai nuk do të marrë një leje të gjelbër deri të enjten.

Rregullat e reja anti-COVID të prezantuara nga qeveria i ndalojnë lojtarët që nuk kanë një leje të gjelbër të kenë kontakte të drejtpërdrejta me shokët e tyre të skuadrës në orët para ndeshjes.

Ky është një problem i madh për Allegrin dhe Juventusin, pasi tani portieri rezervë Matia Perin do të duhet të luajë për herë të parë në më shumë se një muaj kundër Interit. Vojcieh Shçezni është në forme të fortë, pasi me ndali penalltinë në fitoren 4-3 ndaj Romës.

Mbetet për t’u parë nëse mbrojtja e Juventusit do të jetë e suksesshme, përkundër se bardhezinjtë do të jenë në mbrojtje pa Leonardo Bonuçin e lënduar dhe Matthijs de Ligt, të pezulluar.

LEXO EDHE:

Back to top button