Lacio e Napoli në “gjah” pas Bajramit

Nedim Bajrami zhvillon një sezon të mirë te skuadra e Empolit në Seria A. Sulmuesi 22-vjeçar nga Tetova, numëron 5 gola dhe 4 asiste në Seria A, teksa ka shënuar edhe 3 gola në Kupën e Italisë.

Pas përformancës së shkëlqyer, disa klube italiane interesohen për kartonin e tij, ndërsa ditë më parë  Sasuolo ofroi 10 milionë euro, të cilën Empoli menjëherë e refuzoi, pasi që nuk dëshiron shitjen e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë në merkaton e janarit.

Mediat italiane, sot raportojnë se në garë për Nedim Bajramin janë futur edhe Napoli e Lacio, ndërsa Interi po monitoron me kujdes rritjen e tij, teksa e përditshmja italiane “NDS” zbulon se lojtari ofensiv ishte shumë afër kalimit te Juventusi në vitin 2019, përpara se të transferohej tek Empoli.

LEXO EDHE:

Back to top button