Njukasëll ofron trefishin e rrogës për gjermanin e Atalantës

Njukasëll shpreson që blerja e fundit e janarit të jetë ylli i Atalanta-s, Robin Gosens. Pasi kanë marrë Tripie-n nga Atletiko Madridi dhe Kris Vud-in nga Barnley, duket se lojtari tjetër në listën e bardhezinjve është Robin Gosens.

Sipas “Sky Sport Italia”, klubi i Premierligës do të bëjë një ofertë këto ditë për ta bindur lojtarin të largohet nga skuadra e Bergamos, me të cilët ka luajtur në Ligën e Kampionëve në 3 sezonet e fundit.

Nëse do të pranojë të transferohet në Angli, rroga e gjermanit do të shkojë në 3.5 milionë euro në sezon, rreth tre herë më e lartë në krahasim me rrogën që fiton tek Atalanta.

LEXO EDHE:

Back to top button