Njukasëll tani kërkon holandezin e Man. Junajtedit

Njukasëll raportohet se do bisedojë me Mançester Junajtedin për huazimin e mesfushorit Doni van de Bek. Holandezi nuk është duke pasur minuta që prej kalimit te “Djajtë e Kuq”, ndërsa vazhdojnë raportet për largimin e mundshëm këtë muaj.

Van de Bek shihet si një transferim emocionues për Njukasëll, duke kujtuar kohën kur tregoi potencialin e plotë te Ajaksi. Sipas “Telegraph”, skuadra e Njukasëllit dëshiron huazimin e mesfushorit deri në fundin e sezonit, edhe pse trajneri Ralf Rangnik e do atë te “Djajtë e Kuq”.

I hapur për largimin është edhe Van de Bek që dëshiron të zhvillojë më shumë minuta dhe është lodhur duke qëndruar në stol te skuadra 20 herë kampioni i Anglisë.

Njukasëll ka nisur të ndërtojë një skuadër të mirë, ku vetëm këtë muaj ka nënshkruar me Kieran Tripie dhe Kris Vud.

LEXO EDHE:

Back to top button