“Omicron” rrezikon “Pekin 2022”, vendosen masa esktreme

Në Kinë është rritur në maksimum siguria prej pandemisë, 3 javë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, që nisin më 4 shkurt. Shtimi i rasteve të reja me “Covid-19” në Pekin dhe zonat përreth tij ka bërë që qeveria të shtojë masat.

Në Pekin janë konfirmuar rastet e para me variantin “Omicron”, ndaj organizatorët kanë vendosur që të mos lejojnë askënd të afrohet pranë zonave ku do të zhvillohen garat. Në Fshatin Olimpik dhe stadiumet ku do të zhvillohen garat janë të pranishëm vetëm vullnetarët dhe personeli përkatës.

Është ndaluar udhëtimi i personave nga zonat përreth drejt Pekinit, për të evituar që të rriten rastet e reja dhe këshillohet puna nga shtëpia.

LEXO EDHE:

Back to top button